Para pak minutash Policia sekuestroi një armë në Vushtrri

Një armë është sekuestruar sontë në Vushtrri nga njësitet policore që kanë dalë në një pikë kontrolli, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Rastin e ka konfirmuar për Veriu.info zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Sekuestrimi i armës është realizuar në rrugën Ismail Qemaili në Vushtrri, në kohën kur njësia policore po realizonte një pikë kontrolli me çrast gjatë kontrollit të detajuar brenda veturës tek i dyshuari-pasagjer është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit Pistoletë me gjashtë (6) fishek, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje për armë.” – ka thënë Zahiti për Veriu.info.

Ai po ashtu ka konfirmuar se pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt rregullt dhe ndaj tij është inicuar rast i veprës penale “mbajtje në pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve”./Veriu.info/