Para takimit me Thaçin, Vuçiq u jep një urdhër policisë dhe BIA-së serbe

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq urdhëroi ushtrinë dhe më pas kërkoi nga policia dhe BIA të ndalonin çdo komunikim me Policinë e Kosovës, KFOR-in dhe çdo përfaqësues shqiptar dhe ndërkombëtar me rastin e vizitës së tij në Kosovë.

Sipas mediave serbe, presidenti Vuçiq do të marrë sot vendim nëse do të vizitojë apo jo Kosovën.Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka gjasë ta anulojë takimin me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili është paraparë të ndodhë sot në Bruksel, si dhe vizitën e tij në Kosovë, e paralajmëruar për të shtunën dhe të dielën e 8 dhe 9 shtatorit.

Kështu shkruan gazeta serbe Novosti, sipas së cilës kjo për shkak se “autoritetet në Prishtinë njoftuan Beogradin se presidenti serb do të ndalohet të vizitojë liqenin e Gazivode, duke e konsideruar këtë si provokim të Vuçiqit.Sipas gazetës, Vuçiqi ka të ngjarë ta anulojë edhe takimin me Thaçin në Bruksel.

Novosti shkruan se presidenti serb është afër vendimit për të anuluar vizitën në Kosovë dhe ka urdhëruar që të gjitha kontaktet me Prishtinën të pezullohen. Kështu edhe vazhdimi i bisedimeve në Brukselit, i planifikuar për sot, ka të ngjarë të anulohet.