Paralajmërimi i çuditshëm i Thaçit për Haradinajn, Veselin dhe Limajn: Në fund të gjithë do të jenë në një aeroplan!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po insiston që nuk do të ketë ndarje të Kosovës në asnjë mënyrë.

Kur u pyet se si e komenton kundërshtimin e Veselit e Haradinajt karshi idesë së tij për arritjen e marrëveshjes me Serbinë, presidenti tha se ai i siguron që nuk do të ketë ndarje.

“E ritheksoj nuk do të lejojë ndarje të Kosovës, krijimin e një Republika Srpska në Kosovë. Nuk lejojë shkëmbim unë jam në favor të bashkëngjitjes së Preshevës, Medvegjës e Bujanovcit me Kosovën botërisht këtë ide e mbështet fuqishëm, sikurse në asnjë rrethanë asnjë çmim nuk do të lejojë që dikush të cenojë apo të diskutojë për Gazivodë apo veri të Mitrovicës kjo çështje le të harrohet. Unë shikojë interesat shtetërore mbi paragjykimet dhe paranojat e secilit që mund t’ I shfaq”, ka deklaruar ai, përcjell Gazeta Blic.

Presidenti ka thënë se të gjithë pa dallim, si Kryeparlametari Veseli, kryeministri Haradinaj e Kryenegociatori Limaj kanë një qëllim të përbashkët që marrëveshja të arrihet.

Sipas tij të gjithë do të jenë në një aeropalan, objektivin e fundit e kanë të përbashkët, vetëm se ai ka thënë se disa lëvizin më ngadalë e disa më shpejtë.

“Edhe Kryeparlamentari Veseli, edhe kryeminsitri Haradinaj edhe kryenegociatori Limaj të gjithë janë për dialog për arritjen e marrëveshjes përfundimtare.

Nuk do të gjeni ndonjë hapësirë të dallimeve në proces apo në fund te vendimmarrjes , natyrisht se dikush lëviz më shpejt dikush më ngadalë por në fund të gjithë do të jemi në një aeroplan mund të ketë turbulence por do të arrijmë qëllimin dhe objektivin e fundit”, ka thënë ai.