Paralajmëron deputeti i VV-së: Kosova nuk do të ketë krizë buxhetore

Kandidati për deputet nga radhët e VV-së, Hekuran Murati, i cili kur i është bashkuar partisë së Albin Kurti, ky i fundit kishe paralajmëruar se Murati është një ndër ekspertët më të mirë në fushën e financave.

Murati, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se nuk do të ketë krizë buxhetore edhe nëse nuk formohet Qeveria e re.

Tutje ai tha se Kuvendi është konsituuar, mirëpo e rëndësishmja është që të bëhet formimi paralamentar për funksionimin e plotë të institucioneve.

“Kosova nuk do të ketë krizë buxhetore. Kuvendi tashmë është konstituuar dhe krejt çka duhet është formimi i komisioneve parlamentare që të sigurohet funksionimi i plotë i institucionit”, ka shkruar Murati.