Pas Baby G-së, flet edhe shoqja e saj që e rrahu, tregon versionin e saj të ngjarjes

Baby G bëri të ditur se është rrahur nga shoqja e saj, në Dubai, ku dhe publikoi fotografi me fytyrën e gjakosur, shkruan Gazetaa Blic.

Këngëtarja zbuloi dhe emrin e shoqes së saj, Bleta Gashi, duke sqaruar gjithë çfarë kishte ndodhur.

““Kam shkuar në spital pasi jam sulmuar nga @iambletagashi, e cila më sulmoi me tre persona të tjerë. Ndihem shumë keq që kjo më ndodhi mua dhe dua t’a ndaj storien time me të gjitha vajzat e reja! Kur ti je e suksessshme, ata dëshirojnë të të shohin poshtë. Por, asnjë grua nuk duhet të perjetojë këtë. Dhe une kam njerëz, por nëse ju jeni vetëm 1. Çfare duhet të bëja????”, ka shkruar ajo pranë fotos.

“Qëndroni larg, pasi më rrahu ajo më raportoi në polici duke thënë se unë e kam rrahur. Ajo ka thënë se dreqi është brenda ose vet ajo. Nëseni ju jeni në kontakt me të, atëherë më largoni mua. Ishte shoqja ime, por ajo më rrahu pasi kam ngrënë në makinën e saj”, ka shkruar Baby G.

Baby G gjithashtu ka treguar se pasi ajo e rrahu e ka nxjerrë nga makina jashtë dhe e ka lënë në rrugë të vetme.

“Unë e lashë atë të më godiste fort, derisa nuk munda më, dhe më la po aty në rrugë, të vetme.

Por, edhe Bleta Gashi ka versionin e saj të gjithë ngjarjes duke thënë se policia e ka parë se sa aktore je, dhe gjithë njerëzit që ishin aty.

“Edhe policia e ka parë çfarë lloj aktore je ti. Aty ishin plot njerëz që panë çfarë ndodhi dhe çfarë njeriu dreq je ti, e vërteta do të zbulohet së shpejti.

Ajo gjithashtu ka shkruar se Baby G është duke gënjyer për çfarë ka ndodhur, duke luajtur rolin e viktimës.

“Nuk mund ta kuptoj si njerëzit mund të gënjejnë, dhe të sillen sikur ata janë viktima. Unë kurrë nuk godas askënd që nuk më godet i pari, gënjeshtare dhe nuk kam arsye të bëhem xheloze për ty. ti je e parespektueshme në syrin tim dhe të familjes dhe luan rolin e viktimës në rrjete sociale” ka shkruar Bleta Gashi.

Ajo gjithashtu ka thënë se arsyeja nuk ishte përsa ka ngrënë në makinë, por është se si ti je një person i pasjellshëm dhe i parespektueshëm./Gazeta Blic