Pas largimit të Hasanit, ky do të jetë ministri i ri i MTI’së?

Ndryshime do të ketë këto ditë në Qeverinë e Kosovës. Mësohet se disa ministra do të hiqen dhe zëvendësohen me disa të tjerë.

KP raporton se Endrit Shala do të emërohet ministër i Tregtisë dhe Industrisë, dikaster që deri më tani udhëhiqej nga Bajram Hasani, por që sot është liruar nga kjo detyrë.

Lirimi i tij është bërë me vendim të kryeministrit Ramush Haradinaj dhe me kërkesë të partisë Nisma Socialdemokrate.

Detyrën e tij tashmë do ta ushtrojë zëvendësja e deritanishme Arbëresha Krasniqi.