Pas publikimit të pamjeve të përleshjes me Haki Abazin: Vjen reagimi i Dardan Molliqajt

Pas publikimit të pamjeve të rrahjes mes Haki Abazit  dhe Dardan Molliqajt ka ardhur  reagimi i këtij të fundit.

Molliqaj me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka dhënë versionin e tij në lidhje me këtë ngjarje.

Postimi i plotë i Molliqajt:

Shumë mirë që dolën videot. Tash ndalen të gjitha spekulimet.

Një subjekt që u paraqit si viktimë dhe ndërtoi konspiracione bashkë me një televizion, po dalin hapur si mashtruesit e radhës.

Shpifin në emisione; sulmojnë vetë pas emisioneve; ikin me vrap pastaj dhe në fund tentojnë të paraqiten si viktima.

Mua më vjen keq për situatën e krijuar por asnjëherë nuk do të ndalem duke ia thënë të vërtetën secilit. Unë nuk fshihem. As nuk mashtroj. As nuk viktimizohem.

Luftoj për atë që besoj.