Pas tollovisë tek salla “1 Tetori” reagon VV-ja, kështu arsyetohen

Pas tollovisë së krijuar tek salla “1 Tetori” ka ardhur një reagim nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në reagimin e tyre thuhet se MSH-ja dje e ka publikuar orarin e vaksinimit për personat mbi 65 vjeç.

“Qytetarët e komunës së Prishtinës si qendër të vaksinimit e kanë Sallën “1 Tetori” në Prishtinë, kurse qytetarët e komunave të tjera si qendër të vaksinimit i kanë QKMF-të e komunave përkatëse” thuhet në reagim.

Reagimi i plotë:

Dje, Ministria e Shëndetësisë ka publikuar orarin e vaksinimit kundër Covid-19, për personat e moshës mbi 65 vjeç, për datat 14, 15, 16 Maj. Qytetarët e komunës së Prishtinës si qendër të vaksinimit e kanë Sallën “1 Tetori” në Prishtinë, kurse qytetarët e komunave të tjera si qendër të vaksinimit i kanë QKMF-të e komunave përkatëse.