Pas zhvillimeve të fundit ambasadorët e QUNT-it në zyrën e Vjosa Osmanit

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me ambasadorët e QUNT-it dhe shefen e BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova.

Në një shkrim në twitter, Osmani ka thënë se i ka falenderuar për mbështetjen që i kanë dhënë Kosovës dhe institucioneve vendore.

“Kemi pasur një takim konstruktiv me ambasadorët e QUINT-it dhe Nataylia Apostolova, për zhvillimet e fundit në vend. I falenderova për mbështetjen që në vazhdimësi i kanë dhënë vendit tonë dhe të gjitha institucioneve”, ka shkruar Osmani.