Pasi dy zyrtarë dalin pozitiv me koronavirus, mbyllet Qendra e Regjistrimit Civil

Pas njoftimit se dy punëtorë në Agjencinë e Regjistrimit Civil në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës, kanë rezultuar me koronavirus, MPB ka bërë të ditur se mbyllet Qendra e Regjistrimit Civil.

Siç njofton kjo ministri, është pezulluar ofrimi i shërbimeve për palë në Agjencinë e Regjistrimit Civil pasi dy zyrtarë të Qendrave për Regjistrim të Automjeteve dhe Qendrës për Pajisje me Dokumente kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Në një njoftim të MPB’së theksohet se është vendosur që të pezullohet ofrimi i shërbimeve për datat 2 dhe 3 korrik, duke përjashtuar rastet mjekësore për dy qendrat.

MPB ka thënë se aplikimet e rasteve tjera mund të bëhen nëpër Qendrat për Pajisje me Dokumente të komunave më të afërta.

Njoftimi i plotë: