Pasi Glauk Konjufca u zgjodh kryetar Kuvendi, kjo është “formula” sipas analistit Muja, për ndarjen e pushtetit VV-LDK

Analisti Armend Muja, thotë se zgjedhje e Konjufcës në krye të Kuvendit nuk është diçka e jashtëzakonshme pasi sipas tij edhe Kushtetuta ia jep partisë së parë një post të tillë.

Muja, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se është pozitive që sot është konstituar Kuvendi në mënyrë që edhe nëse shkohet në zgjedhje ku Kuvend të mund të votojë buxhetin.

Ai ka thënë se ky veprim që sot ka marrë Vetëvendosje e dërgon Kosovën në një situatë si në Gjermani.

“Tash LDK mund të merr presidentin dhe të zgjidhet ngërçi. LDK postin e krye parlamentarit e ka llogaritur për Vjosa Osmanin dhe tash për shumë kë aty kjo është një situatë “heqje qafe” e Vjosës”.

Muja thotë se në LDK dy kandidatë kanë qenë pretendentë për postin e presidentit.

“Vjosa Osmanin e kanë preferuar Vetëvendosje dhe Isa Mustafën që e kanë dashur nga LDK-ja”.