PDK dërgon në Kushtetuese vendimin e Qeverisë Kurti për kufizim të lëvizjes

Partia Demokratike e Kosovës e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve.

Deputetja e PDK-së, Besa Ismaili, e ka dorëzuar ankesën në Kushtetuese sot rreth orës 15:30.

Ministria e Shëndetësisë mori vendim të dielën për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve.

Sipas këtij vendimi, qytetarët kanë mundësi të dalin vetëm 90 minuta brenda ditës, shkruan Insasjderi.

Mirëpo, ky vendim i Ministrisë së Shëndetësisë, sipas ish kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, profesor Enver Hasani, është në kundërshtim të plotë me Gjykatën Kushtetuese dhe vendimin e saj.

Në një prononcim për Insajderin, pikërisht të dielën kur u prezantua vendimi i Ministrisë, Hasani ka thënë se MSh-ja, nuk guxon në asnjë mënyrë të marrë vendime të tilla, pasi është shpallje efektive e gjendjes së jashtëzakonshme, gjë e cila nuk mund të bëhet me vendim të MSh-së.