PDK merr lajmin e keq nga Skenderaj, ja kush i bashkohet Bekim Jasharit në partinë e re

Partia Demokratike e Kosovës mund ta humb bastionin kryesor të saj. Kjo pasi kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka paralajmëruar themelimin e një partie të re. Iniciativen e tij do ta përkrah edhe njeri ndër personat me të fuqishëm të PDK-së në rajonin e Skenderajt, Nuredin Lushtaku.

Lushtaku, njëherit kushëri i afërt i Sami Lushtakut pohon se do ta lë këtë parti në rast se Bekim Jashari e themelon një të re.

Këtë deklaratë e dha sot ekskluzivisht për T7.

Mbrëmë medita raportuan se Bekim Jashari nuk e përjashton mundësinë e themelimit të një partie të re, ndërsa kjo ide po përkrahet edhe nga Nuredin Lushtaku.

“Nëse Bekim Jashari bën parti të re ose një iniciativë unë jam i gatshëm që të jem me të.

Nuk e kam asnjë problem me lëshu partinë Demokratike kur është në pytje Bekim Jashari, një njeri si Bekim Jashari i duhet Kosovës edhe politikës”, pohoi Lushtaku në T7.

Përkrahje kësaj ideje po i japin edhe qytetarët e Skenderajt.