Për ndeshjen me Kosovën, Maqedonisë i ndodh diçka që e kishte parë vetëm në ëndrra

S’ka më bileta për ndeshjen Maqedoni – Kosovë.

Federata e Futbollit të Maqedonisë ka njoftuar se tashmë janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen gjysmëfinale të ‘play-off’ të Ligës së Kombeve kundër Kosovës, raporton Gazeta Express.

Për shkak të coronavirusit, është raportuar se ekziston rreziku që sfida të luhet pa tifozë, mirëpo FFM ka konfirmuar se tani për tani, nuk ka asgjë konkrete dhe se biletat tashmë janë shitur të gjitha dhe se ndeshja do të zhvillohet me tifozë, nëse nuk ka ndonjë kërkesë nga institucionet përkatëse shtetërore.

“Kombëtarja A e Maqedonisë më 26 mars në Arenën Kombëtare do të përballet me Kosovën në ndeshjen e Play Off për Kampionatin Evropian 2020. Biletat për ndeshje tashmë janë shitur”, thuhet në njoftim.

“Nëse nuk ka kërkesë, rekomandim apo ndalim eventual të pranisë së tifozëve nga institucionet përkatëse shtetërore shkaku i koronavirusit, atëherë futbollistët maqedonas do të luajnë ndeshjen kundër Kosovës në stadium të plotë”.

“Tutje bëhet e ditur se të gjithë personat që kanë blerë bileta, në stadium do të lejohen të futen me dokument personal identifikimi”.

“Kujtohuni të gjithë tifozëve dhe mbështetësve të ekipit tonë kombëtar që në ditën e ndeshjes duhet të mbajnë një dokument personal identifikimi teksa hyjnë në Arenën Kombëtare për ndeshjen e 26 marsit, dhe do të kontrollohen nga Departamenti i Brendshëm (zyrtarë të Ministrisë së Brendshme) për saktësinë e të dhënave personale të biletave dhe nuk do të lejohen që tifozët të hyjnë në stadium nën emër tjetër.

Ne paralajmërojmë tifozët që të mos blejnë të ashtuquajturat bileta në ‘Tregun e Zi”, thuhet në njoftimin e FFM-së.

Raportohet se kjo do të jetë hera e parë që Maqedonia e Veriut do të luajë në ‘Tose Poroeski Arena’ të mbushur krejtësisht me tifozë.

Kapaciteti i ‘Tose Proeski Arena’ është 36 mijë e 460 ulëse, atëherë kjo do të thotë se është vendosur rekord i ri në Maqedoninë Veriore.

Hera e fundit kur Maqedonia ka pasur kaq shumë përkrahës në stadium, është gushti i vitit 2009, kundër Spanjës, sfidë e cila luhej me rastin e 100 vjetorit të kombëtares, e ku të pranishëm ishin 30 mijë tifozë.

Kosova ka bërë që të thyer ky rekord dhe ‘Dardanët’ do të kërkojnë vetëm fitoren në ‘Tose Proeski Arena’.

Kosova do të kërkojë fillimisht finalen më 26 mars, e më pas në rast fitores do të ketë punë me fituesin e ndeshjes Bjellorusi – Gjeorgji.

Ëndrra për t’u kualifikuar në Euro 2020 vazhdon dhe është vetëm dy finale larg realizmit.