Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Dragodan të Prishtinës

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri në lagjen Dragodan në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar Latif Zeka, Shef i Brigadës së Zjarrfikësve të Prishtinës.

“Është përfshirë nga zjarri një shtëpi në Dragodan. Nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale. Është kulmi i shtëpisë. Nuk dihet për shkaqet e zjarrit. Eksperti i zjarreve do të bëj të ditur lidhur me shkaqet e zjarrit”.