Përgjigjja e Zidanit kur pyetet për shkarkimin e mundshëm nga Reali

Zizu nuk dëshiron të flasë asgjë rreth shkarkimit të mundshëm.

Ai thotë se këto janë gjëra të mediave dhe se klubi ka besim në të.

“Nëse filloj të lexoj… jam jashtë”, u përgjigj Zizu.

“Ndihem i fortë. Gjithmonë më kanë mësuar të mos i ul kurrë krahët dhe të vazhdoj të punoj deri në minutën e fundit”.

Ai tha ndër të tjera se klubi nuk ka asnjë dyshim për çështjen e stolit.