Përkujtohen dëshmorët Naim dhe Shemsedin Haxhiu, Kadri Mehmeti dhe Xhevxhet Maliqi

Sot janë përkujtuar dëshmorët e kombit Naim dhe Shemsedin Haxhiu, Kadri Mehmeti dhe Xhevxhet Maliqi, raporton gazeta online veriu.info.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me nënkryetarin, Nuredin Lushtaku, deputetë, drejtorë, asambleistë dhe qytetarë kanë vendosur lule në varrezat e fshatit Tërnavc dhe Prekaz.

Këtë e ka bërë të ditur vet kryetari Jashari përmes një postimi në Facebook:

Në nderim të jetës dhe veprës së dëshmorëve Naim dhe Shemsedin Haxhiu, Kadri Mehmeti dhe Xhevxhet Mailiqi, sot, së bashku me nënkryetarin Nuredin Lushtaku, deputetë, drejtorë, asmableistë dhe qytetarë, vendosëm kurora lule në varrezat e fshatit Tërnavc dhe Prekaz, në përvjetorin e rënies së tyre.

Lavdi dëshmorëve!