Përleshje fizike në koncertin e Majkut te ‘Rana e Hedhun’, nxirret edhe revolja

Ka ndodhur një përleshje fizike në koncertin e Majkut te ‘Rana e Hedhun’ në Shëngjin.

Koncerti është mbajtur në kompleksin ‘Sueno’ te Rana e Hedhun, shkruan ORAinfo.

Aty janë përleshur disa persona mes vete ku ORAinfo ka siguruar edhe momentin kur nis përleshja mes dy grupeve.

Gjatë përleshjes janë nxjerrë edhe revolet, por nuk ka pasur të shtëna.

Nuk dihet arsyja e përleshje, ndërsa tek të pranishmit në koncert ka sjellë panikë.

Megjithatë Majku e ka vazhduar deri në fund koncertin.

Reperi i njohur kosovar, Majku koncertin po e mbanë në kohë pandemie, përkundër thirrjeve që të mos ketë grumbullime të mëdha të njerëzve.

Pamjet nga përleshja mund t’i shihni në videon më poshtë: