Në aeroportin e Prishtinës është arrestuar një person nën dyshimin se përmes rrjeteve sociale e kanosi një prokuror shteti.
Kërcënim dyshohet se ka ndodhur me datë 12 dhjetor, ku i dyshuari përmes rrjetit social e ka kërcënuar viktimën – prokuror.
Policia e Kosovës pas një informate, dje ka arritur ta kap personin e dyshuari për kanosje në Aeroportin e Prishtinës dhe se i njëjti është dërguar në mbajtje.