Përplasen katër automjete në Malishevë, vdes një person

Sonte rreth orës 20:40 në fshatin Arllat në rrugen rajonale për Malishevë është shkaktuar një aksident trafiku në mes të katër automjeteve.

Lajmin për “Sinjal”-in e ka konfirmuar zëdhënësi i PK-së për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha i cili tha se njësitet policore iu kanë përgjigjur rastit, po ashtu emergjenca dhe zjarrfikësat janë në vendngjarje.

Po ashtu Hoxha tha se sipas raportimeve fillestare mjeku ka konstatuar se një person është pa shenja jete.

“Sonte rreth orës 20:40 në fshatin Arllat në rrugën rajonale për Malishevë është shkaktuar një aksident trafiku në mes të 4 automjeteve. Njesitet policore iu kanë përgjigjur rastit, po ashtu emergjenca dhe zjarrfiksat janë në vendngjarje. Sipas raportimeve fillestare mjeku ka konstatuar se një person është pa shenja jete. Përderisa ekipet relevante janë duke u marrë me rastin”, tha ai.