Përplasje e ashpër, Haxhiu i thotë Buzhalës “marre duhet me të ardh”, ky i fundit ia kthen ashpër

Po vazhdon në minutat e fundit përballja në emisionin “Open” në Shqipëri, shkruan veriu.info.

Janë përplasur sërish gazetarët Baton Haxhiu dhe Berat Buzhala. Buzhala në mënyrë retorike pyeti se cilat do të jenë raportet mes Gent Cakajt dhe Albin Kurtit, duke përmendur komunikatën e VV për Cakajn.

Në këtë moment ndërhyu Haxhiu, i cili tha se duhet pasur kujdes dhe të drejtohet më me respekt për Gentin.

“Gjuha me të cilën i drejtohet Gentit duhet të jetë më e kujdesshme, me më respekt”, tha Haxhiu

Kësaj Buzhala i replikoi duke thënë se pse duhet të ketë respekt për një politikan.

“Pse duhet të kem respekt për një politikan o Baton, pse nuk duhet me kritiku naltmadhninë e tij Gent Cakajn”, tha Buzhala.

Haxhiu tutje tha që duhet t’iu vijë “marre” për gjuhën linçuese ndaj Gent Cakajt. /veriu.info