Përplasje mes Ministrit Selimi dhe Rron Gjinovcit në emision, “Doni të dukeni simpatik para kamerës”

Aktivisti Rron Gjonovci është përplasur me ministrin e Drejtësisë, Selim Selimi, në emisionin Pressing në T7.

Gjinovci filloi fjalën e tij për Rimëkëmbjen Ekonomike duke e quajtur farsë dhe ia përmendi minsitrit ish-këshilltarit Enis Qerka i cili shkarkua javën e kaluar pasi mediet raportuar për një rast ku në makinën e tij ishin gjetur 133 kilogramë drogë.

“Qasja jote është mashtruese. Nëse folim për politika ka shumë çështje për të cilat janë përdorur suksesshëm. Gjatë këtyre tre muajve kemi sekuestruar diku 1.5 milionë asete. Shteti i ka marrë. Krejt ato që janë vjedhur ejanë krijuar prej krimit. Ato na ka lejuar gjykata. Nëse folim për korrupsion ka shumë ceshjte që mund të përmirësohemi. Ndërsa kur lidhet prej rimëkëmbjes ekonomike dhe i futë 6-7 tema në qiell nuk ka kuptim. Jam i gatshëm të diskutoj. Doni të dukeni simptaik nëkamerë.”, dnërhyri Selimi

“Simpatik dokna për cdo ditë jo vetëm në kamerë”, ia ktheu Gjinovci.

“Supersimpatik. Respekt”, replikoi ministri.

“Me më thënë mashtruar për një zyrtar që është zënë me 113 kg drogë është e pakuptueshme. Pse ministria është dashur të sqarohet për këtë cështje”, tha Gjinovci.

“Po ta sqaroj dallimin. Cdo ministri ka kuotat. Cdo ministri ka këshilltarët me pagesë dhe ata pa pagesë që vijnë nga qarqet partiake. Kjo për ti lejuar hapësirë qytetarit. Aktivist i ckafit jeni. Nuk jeni të definuar se për cka jeni aktivist. Filluat si një i majtë ndërsa tani merreni me tema ad-hoc”, tha Selimi.

“Kërkoni në Google emrin tim dhe e shihni se cfarë aktivisti jam. Kanë pushuar hetimet për dikë që ëshë zënë me 113 kg drogë”, ia ktheu Gjinovci.