Përsëri konferencë për media, me çka do ta trishtojë opinionin sot Presidenti?

Presidenti Hashim Thaçi ka thirrur sot konferencë për media, të tretën brenda kësaj jave. Në secilën konferencë të tij, Presidenti Thaçi alarmon masën, ndërsa nuk dihet se për çfarë do të flasë sot pasi Zyra e Presidentit nuk ka dhënë detaje në njoftim.

Presidenti Thaçi, sot në orën 12:30 do të mbajë konferencë për media. Një e ka mbajtur edhe dje, ndërsa së fundmi është paraqitur pothuajse çdo ditë në publik.

Konferencat e të parit të shtetit po befasojnë me përmbajtje. Thaçin e kemi dëgjuar ta krahasojë Kosovën me Palestinën, ta paraqesë gjendjen e tanishme si të jashtëzakonshme, por edhe të thotë se s’ka vija të kuqe me Serbinë.

……………………………………………………………………………………………………………..
E kritikuan pse vesh tanga, por balerina shqiptare përgjigjet me këtë video që do t’iu çmend

……………………………………………………………………………………………………………..

Përveç konferencave, Presidenti këtë javë foli edhe para studentëve, të cilëve iu tha se marrëveshja me Serbinë do të jetë e dhimbshme. /Express/