Pesë mjekë kosovarë kanë humbur betejën me Covid-19

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë kanë humbur betejën me Covid-19, pesë mjekë, ndërsa të infektuar gjithsej janë 756 profesionistë shëndetësorë.

Vetëm gjatë javës që lamë pas kanë vdekur tre mjekë nga koronavirusi: Sylejman Rexhepi, kirurgun Ali Tolaj dhe mjekun familjar Fadil Zuka, ndërsa Covidi i mposhti edhe Lulzim Kolgjeraj dhe Kujtim Zarari.

Dr. Sylejman Rexhepi ka qenë reumatolog nga Ferizaj, dhe për dy javë po trajtohej në Mjekësinë Sportive;


Dr. Ali Tolaj ka qenë kirurg në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës;

Dr. Fadil Zuka ishte mjek nga Vitia. Sipas informacioneve ai vuante edhe nga diabeti.

 Lulzim Kolgjerajn, doktor nga Prizreni që ka shërbyer në shëndetësinë primare në QMF në këtë komunë.

 Kujtim Zarari, 51 vjeçar ishte edhe vet anëtar i Odës së Mjekëve të Kosovës

Kujtojmë, që deri më sot në Kosovë janë infektuar 8,104, janë shëruar 4,463 pacientë dhe kanë vdekur 212, ku vetëm sot janë shënuar 16 vdekje dhe 258 raste të reja./gazetametro.net