Plagosje e rëndë në këtë qytet të Kosovës

Një person është arrestuar në Suharekë, pasi që i njëjti nga pakujdesia ka plagosur rëndë familjaren e tij viktimën femër.

Viktima është dërguar në spitalin e Prizrenit, ku gjendja shëndetësore e saj është e rëndë.

Njësia policore ka konfiskuar një pistoletë me katër fishekë dhe një gëzhojë. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.