Po binte shi, gjesti i Trump ndaj gruas së tij është bërë hit në internet

Ndoshta për të Amerika është e para, por duket se Donald Trump ka ide të tjera kur është fjala për gruan.

Presidenti u kap nga kamerat duke e lënë gruan e tij në shi, përderisa vetë qëndroi nën ombrellë duke folur para kamerave.

Në vend se të tregohej kavalier dhe të sigurohej që ajo të mos lagej, Trump u habit nga prezenca e kamerave të cilat po qëndronin para Shtëpisë së Bardhë dhe e harroi krejt gruan e tij, transmeton Gazeta Express.

Ai e la gruan e tij në shi, përderisa vetë hyri nën ombrellë. Videoja e momentit u shpërnda me të madhe në rrjete sociale.