Po vjen pranvera: Nga kjo ditë temperaturat deri 20 gradë

Në ditët vijuese fusha të presionit të lartë dhe masa të ngrohta ajrore do të shtrihen mbi rajonin tonë.

Nën këto kushte pritet përmirësim i motit, vransirat do të shpërndahen, e nga e enjta dhe të premten kryesisht kthjellët dhe me diell. Temperaturat do të shënojnë rritje të ndjeshme mbi vlera mesatare, që ditën e premte do të arrijnë edhe deri në 20C.

Mirëpo ky prërmirësim nuk do të jetë i gjatë, ngase në fundjavë një sistem frontal dhe masa të ftohta ajrore nga veriu i kontinentit do të depërtojnë mbi rajon, ku do të sjellin sërish kushte për të reshura shiu dhe rënie të temperaturave. Mëngjesin e ditës së diel reshjet e shiut mund të përzien edhe me borë.

Vlerat e cilësisë së ajrit do të të luhaten përreth vlerave mesatare, ditën mund të zbresin edhe në tëmira, ndërsa në mbrëmje do të kalojnë edhe në të pashëndetshme.

11.03.2020 – Në mëngjes ftohtë dhe kryesisht kthjellët. Ditën më butë me vransira dhe intervale me diell. Pasdite vonë mundësi për riga lokale shiu. Do të fryj erë e lehtë nga jugu dhe perëndimi 1-5m/s. Indeksi UV: 4.

12.03.2020 – Kryesisht kthjellët dhe me diell. Ditën mot i ngrohtë. Do të fryj erë e lehtë nga jugperëndimi 1-3m/s. Indeksi UV: 5.