Policia bastis zyrat e Barcelonës, arrestohet “armiku” i Leo Messit

Tërmet te Barcelona. Skuadra “Mossos” ka bërë disa arrestime ditën e sotme. Ish-presidenti i katalanasve, Josep Maria Bartomeu, është ndaluar nga policia, ndërkohë që e panë pësuar edhe Oscar Grau, CEO i katalanasve, si dhe Gomez Ponti, drejtor i Shërbimit Juridik.

E gjitha kjo ka ndodhur për shkak të skandalit BarcaGate, që tërboi liderët e ekipit katalanas. Mediat zbuluan se Barcelona paguante një kompani që të diskreditonte në rrjetet sociale lojarët që ishin kundër linjës së drejtimit të klubit.

Në shënjestër ishin Messi e Pique, apo edhe emra si Pep Guardiola, Xavi e Iniesta. Ditën e sotme “Mossos” zbarkoi edhe në zyrat e Barcelonës, për të marrë dokumente të vlefshme që mund të zbardhin hetimet e nisura nga prokurorja Alejanda Gil.

Të gjitha këto ngjarje ndodhin vetëm një javë para zgjedhje presidenciale që Barcelona organizon. Mbetet të shihet se çfarë do të të ndodhë tanimë me Bartmoeu dhe të arrestuarit e tjera pas këtij aksioni policor.