Policia e Kosovës jep detajet për ndërtesën e djegur në Prishtinë

Sot rreth orës 15 e 30 një ndërtesë në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë është djegur.

Agron Borovci nga Policia e Kosovës thotë se nuk janë raportuar të lënduar.

“Sot rreth ores 15:30 kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një ndërtesë në rrugën Lidhja e Prizrenitnë Prishtinë. Nuk raportohet për persona të lënduar. Zjarrfikësit dhe policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Është bërë largimi i banorëve jashtë një perimetri të caktuar derisa është lokalizuar zjarri dhe është evituar çdo rrezik i mundshëm. Për detaje rreth rastit do të njoftojeni pasi që nga njësitet kompetente të përfundojnë ekzaminimet e vendit të ngjarjes”, deklaroi Borovci.