Policia e Kosovës konfirmon arrestimin e serbëve në Gjilan

Policia e Kosovës i ka konfirmuar Gazetës Blic, se në këto momente në disa lokacione në Gjilan po zhvillohet një operacion, i cili ka rezultuar me 5 persona të arrestuar nga komuniteti serb.

Mirëpo zëdhënësi i Policisë Daut Hoxha i ka thënë gazetës se ky operacion dhe këto arrestime nuk lidhen me ish pjestarë të FSK-së, serbë që u  larguan nga FSK-ja.

“Sot, me datën 10 korrik 2018, pas hetimeve të zhvilluara nga njësitet relevante policore, me urdhëresë të gjykatës kompetente është duke u realizuar një operacion policor, i cili përfshin disa lokacione të rajonit të Gjilanit.

Gjatë këtij operacioni deri më tani në cilësinë e të dyshuarve janë arrestuar (5) pesë persona (m/s/k), nën dyshimin e bazuar se të njëjtit janë përfshirë në veprimtari kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.”

Por ai ka thënë se mediumet serbe po bëjnë propagandë rreth personave që janë azrrestuar

“Policia e Kosovës dëshiron të demantoj disa mediume/portale serbe, të cilat deklarojnë se po realizohet një operacion policor ndaj disa ish-pjesëtarëve të FSK-së, dhe sqarojmë se këto janë vetëm disa supozime apo spekulime të mediave në fjalë.
Policia e Kosovës garanton të gjithë qytetarët pa dallim se veprimet e saj i bazon në Kushtetutën e vendit dhe Legjislacionit në fuqi, përderisa operacioni policor është duke vazhduar në bashkëpunim dhe koordinim me autoritetet e drejtësisë.” 

Mediumi publik serbe ka raportuar se Policia e Kosovës ka arrestuar disa serb për shkak të largimit nga FSK-ja.