Policia e Kosovës e ka arrestuar të premten ndihmësdrejtorin e të ashtuquajturës “Zyre për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Igor Popoviq.
Sipas Policisë, Popoviq u arrestua në pikën kufitare të Bërnjakut nën dyshimet se ka kryer veprën penale nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”.
Në cilësi të provave i janë sekuestruar dy telefona përkohësisht dhe më pas është dërguar në mbajtje.