Policia jep detajet për djegien e veturës së deputetit të VV-së

Sot rreth orës 19:00 i është djegur vetura deputetit të Kosovës, Mefail Bajqinovci.

Lajmin për Gazeta Blic e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci.

Ai shton se zjarrëfiksit kanë dalur në vendngjarje dhe se tani Policia po vepron për zbardhjene  rrethanave të ngjarjes.

“Rreth orës 19:00 është raportuar për një veturë me targë Kosove të përfshirë nga zjarri në lagjen Arbëria në Prishtinë. Nga zjarri është prekur edhe një veturë afër veturës që kishte marrë flakë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë menaxhuar përhapjen e zjarrit. Aktualisht policia ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve që konsistojnë në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.​”, ka deklaruar Borovci.