Policia jep një detaj të dhimbshëm se si u vra 29 vjeçari mbrëmë në Pejë

Policia rajonale e Pejës, përmes një kumtese, sot ka dhënë detajet rreth vrasje së mbrëmshme të një 29 vjeçari në Pejë.

Sipas tyre, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:20 në rrugën ‘Qerim Muriqi’ në qytetin e Pejës.

Policia thotë se ekipet mjekësore e kanë konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes, ndërkohë që thotë se Policia kishte dalë menjëherë aty.

“Policia i është përgjigjur menjëherë vendit të ngjarjes dhe me të arritur është hasur në viktimën V. S. (1989) i cili ishte pa shenja jete. Vdekjen e viktimës në vend të ngjarjes e ka konstatuar ekipi mjekësor. Policia e Kosovës, hetuesit rajonalë, në bashkëpunim të plotë me Prokurorinë e shtetit, kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme operativo-hetimore për të sqaruar të gjitha rrethanat për kryerjen e veprës penale “vrasje””, thuhet në komunikatën e Policisë.

Ndryshe, Metro raportoi se viktima e mbrëmshme në Pejë ka lënë pas vetes katër fëmijë./gazetametro.net