Policia me aksion tek lokali i muzikës live “Shqiponjat e Drenicës” në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës me gjithë kapacitetet e saja po vazhdon të monitorojë dhe ta mbajë nën kontrollë situatën pas vendimeve që ka marrë Qeveria në lidhje me masat për parandalimin e pandemisë COVID-19.

Sonte, Policia e Kosovës ka “goditur” lokalin e njohur të muzikës live “Te Shqiponjat e Drenicës”.

Ky lokal që gjendet në Vragoli të Fushë Kosovës ka qenë cak i Policisë sonte. Indeksonline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.

Një patrullë e Policisë është para lokalit, i cili duket se nuk po i respekton rregullat e vendosura nga Qeveria e Kosovës.

Edhe në viti ne kaluar, Policia kishte ndërmarr një aksion ndaj këtij lokali për shkak se nuk po i respektonte masat e Qeverisë kundër Covid 19.