Policia po interviston personat që i vunë flaken shitësit të cigareve në një lokal në Prishtinë

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për rastin e djegies së duarve të një cigarexhiu në një kafene të Prishtinës.

Në një përgjigje për Gazetën Express, policia thotë se personat e përfshirë në ngjarje janë duke u intervistuar.

Teksa theksohet se rasti po trajtohet bashkë me prokurorinë.

“Sa i përket ngjarjes në fjalë, policia është duke e trajtuar në koordinim të ngushtë me prokurorinë. Aktualisht personat e përfshirë më këtë ngjarje janë duke u intervistuar. Pas përfundimit të fazës fillestare të hetimit, do të njoftoheni me detaje”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës dhënë Gazetës Express.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale cigarexhiu shihet duke tentuar ta ndalë flakën, ndërsa në sfond dëgjohen pjesëmarrësit duke qeshur me të. Askush nga të pranishmit nuk e ndihmon atë, për t’ia shuar flakët.