“Poshtë fashizmit të Izraelit” – Në Prishtinë protestohet në përkrahje të Palestinës

Në Sheshin e Prishtinës po mbahet marsh protestues në përkrahje të Palestinës pas rinisjes së konfliktit me Izraelin.

Sipas organizatorëve nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist si pasojë e sulmeve dhe dhunës së përdorur nga autoritetet izraelite vetëm përgjatë kësaj jave janë vrarë shumë persona, përfshirë edhe fëmijë.

No description available.

Marshuesit, në dorë mbanin pankarta me mbishkrime si “Free Palestine” dhe “Kundër Fashizmit Izraelit”.

No description available.

Ata kanë vazhduar nga sheshi “Zahir Pajaziti” tek ai “Skenderbeu”.Aty janë dëgjuar thirrje si “Mos e prekni Gazën” dhe “Poshtë fashizmi i Izraelit”.

No description available.

Ata konstatojnë se shtypja dhe mbajtja nën dhunë të vazhdueshme e popullit palestinez nga Izraeli fashist është cenim i të drejtave fundamentale dhe lirisë së popujve kudo.