Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

President i ri apo Osmani? Kusari-Lila: Varet, s’është diskutuar emër i përveçëm – këto ditë pritet diskutimi

20/02/2026 - 18:47
në Lajme
A A
President i ri apo Osmani? Kusari-Lila: Varet, s’është diskutuar emër i përveçëm – këto ditë pritet diskutimi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, pret arritjen e një kompromisi politik për zgjedhjen e presidentit të vendit, duke vlerësuar se klima pozitive e krijuar në legjislaturën e dhjetë ofron hapësirë për konsensus ndërmjet pozitës dhe opozitës. Kusari-Lila, e cila është pjesë e kabinetit qeveritar, deklaron se partnerët e koalicionit ende nuk kanë diskutuar se a do t’i ofrojnë mbështetje Vjosa Osmanit për një mandat të dytë si presidente.

Megjithatë, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, në një intervistë për KosovaPress, thotë se Osmani është një kandidate serioze dhe se sipas saj ka bërë një punë të mirë gjatë pesë viteve të kaluara.

Mandati i presidentes aktuale përfundon më 4 prill 2026. Sipas Kushtetutës së Kosovës, një president i ri duhet të zgjidhet jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit të presidentit aktual, që do të thotë deri më 4 mars 2026.

“Po unë jam e bindur se do të gjendet një kompromis politik. Nuk po e di a është ky kombinimi i optimizmit apo edhe i ndjesisë që po e marr deri tash nga legjislatura e dhjetë. Fatmirësisht legjislatura 10 ka filluar me një disponim tjetër në kuptimin e komunikimit edhe bashkëpunimit mes grupeve parlamentare pozitë-opozitë… Këto ditë pritet diskutimi tashmë për procesin që po na pret, zgjedhjen apo rizgjedhjen e presidentit, presidentes, domethënë varet. Dhe përmbajtësore është që e para të kemi 30 nënshkrime për cilindo kandidat që prezantohet dhe e dyta, që të sigurohemi që janë 80 deputetë që do të qëndrojnë gjatë procesit… Kjo tashmë është pjesa e dytë që e udhëheq kryeministri Kurti, lider i partisë më të madhe në vend. Ne së shpejti do të kemi një dakordim në kuadër të Grupit Parlamentar… Ende nuk është diskutuar emri i përveçëm, pasi emra janë përmendur, por ende nuk është diskutuar në kuptimin e fillimit të procesit për mbështetje”, thotë ajo.

Në prag të procesit për zgjedhjen e presidentit, Kusari-Lila theksoi se ekzistojnë dy elemente thelbësore procedurale, sigurimi i 30 nënshkrimeve për kandidatin e propozuar dhe garantimi i pranisë së 80 deputetëve gjatë procesit të votimit.

“Ne kemi pasur bashkëpunim me Zyrën e Presidentes për këto tash pesë vite që po bëhen. Në kuptimin e bashkëpunimit institucional, kur kanë qenë diskutimet apo takimet me liderë, kemi pasur rastin kur Zyra e Presidentes ka pasur amendamente për buxhetin e shtetit, të cilat pastaj janë përcjellë nga këshilltarët e saj për komisionet relevante. Unë besoj që edhe me përfaqësimin e saj jashtë vendit, edhe me aktivitetin e saj brenda vendit, ka dhënë, ka treguar një performancë… Mund të them që është një kandidaturë shumë serioze në raport me pozitën, vendin dhe zyrën që ajo e mban ose që pretendon ta vazhdojë edhe për pesë vite të tjera… Nuk kemi pasur diskutime me kryeministrin Kurti në specifikë për këtë, për shkak se deri më tash diskutimet ishin qoftë për konstituimin e Kuvendit, pastaj edhe për qeverinë”, deklaron Kusari-Lila.

Sipas saj, para thirrjes së seancës për presidentin duhet të ketë dakordim të qartë politik për sigurimin e kuorumit. Në këtë kontekst, ajo thekson se fokusi duhet të jetë te sigurimi i konsensusit paraprak dhe jo te skenarët e rrezikut.

Ajo nënvizoi se Kushtetuta e përcakton qartë procedurën dhe se dështimi i procesit do të çonte në shpërndarjen automatike të Kuvendit dhe në zgjedhje të reja parlamentare.

Kusari-Lila bëri të ditur se brenda grupit parlamentar ende nuk është diskutuar formalisht për një emër konkret, ndonëse emra të ndryshëm janë përmendur publikisht. Ajo shtoi se diskutimet e deritanishme kanë qenë të përqendruara në konstituimin e Kuvendit dhe formimin e institucioneve.

JU REKOMANDOJMË

Çështja e Presidentit, Mustafa: ‘Nuk do të qëndrojmë në sallë pa marrëveshje’

Çështja e Presidentit, Mustafa: ‘Nuk do të qëndrojmë në sallë pa marrëveshje’
20/02/2026 - 20:45

Deputeti Besian Mustafa deklaroi në “DPT te Fidani” se LDK nuk i nënshtrohet kujtdo dhe se si parti nuk do të qëndrojnë në sallën e Kuvendit të Kosovës...

Më shumëDetails

Kurti kërkoi hetim ndërkombëtar për ‘’Sarajevo Safari’’ dhe rolin e Vuçiq, presidenti serb tenton të ironizojë: Jam fajtor për të gjitha

Kurti kërkoi hetim ndërkombëtar për ‘’Sarajevo Safari’’ dhe rolin e Vuçiq, presidenti serb tenton të ironizojë: Jam fajtor për të gjitha
20/02/2026 - 20:36

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, është përgjigjur rreth akuzave që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka bërë ndaj tij duke bërë thirrje për krijimin e një gjykate ndërkombëtare...

Më shumëDetails

Tragjedi familjare – gruaja e plagosur me armën e bashkëshortit polic ndërron jetë në spital

Pamje nga ‘Vranjefci’ ku mbetën të plagosur dy persona
20/02/2026 - 20:17

Një ngjarje tejet tragjike ka tronditur opinionin publik, ku një grua ka humbur jetën pasi ishte plagosur me armën zyrtare të bashkëshortit të saj, zyrtar policor. Burime të...

Më shumëDetails

Presidentja Osmani viziton Departamentin Amerikan, pritet nga sekretari Marco Rubio

Presidentja Osmani viziton Departamentin Amerikan, pritet nga sekretari Marco Rubio
20/02/2026 - 20:01

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur sot në Departamentin Amerikan të shtetit nga sekretari i shtetit, Marco Rubio, raporton Gazeta Online Veriu.info. Osmani ka thënë...

Më shumëDetails

Aktakuza për fajde: Nga “Ferrari” te prona rreth 2 milionëshe – ja për cilat raste iu është ngritur aktakuzë Ilir, Sheqir dhe Fitim Vershevcit (Dokument)

Aktakuza për fajde: Nga “Ferrari” te prona rreth 2 milionëshe – ja për cilat raste iu është ngritur aktakuzë Ilir, Sheqir dhe Fitim Vershevcit (Dokument)
20/02/2026 - 19:51

Veriu.info sot ka publikuar emrat e personave që gjenden në aktakuzën e ngritur nga prokurori Rasim Maloku, ndaj 25 të pandehurve që dyshohen për dhënie të milionave euro...

Më shumëDetails

Një grua plagoset në Istog

Vrasje e dyfishtë në Malishevë, viktimat dy vëllezër – i dyshuar dhëndri i tyre
20/02/2026 - 19:21

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Istog. Një grua është plagosur. Këtë e ka konfirmua edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova. “Sot rreth...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rasti “Fajdeja”/Ngrihet aktakuzë ndaj Gëzim Sinani e Salih Sinani, pranojnë fajësinë për rreth 3 milionë euro fajde – Vetëm biznesmeni Abdurrahim Hasani paguajti mbi 1 milion euro fajde

    Rasti “Fajdeja”/Ngrihet aktakuzë ndaj Gëzim Sinani e Salih Sinani, pranojnë fajësinë për rreth 3 milionë euro fajde – Vetëm biznesmeni Abdurrahim Hasani paguajti mbi 1 milion euro fajde

    860 Shpërndaje
    Shpërndaje 344 Tweet 215
  • Ekskluzive: Rasti “Fajdeja”/Prokurori Maloku ngre aktakuzë edhe për 25 persona që dyshohet se kanë dhënë miliona euro me fajde (Emrat)

    428 Shpërndaje
    Shpërndaje 171 Tweet 107
  • Ekskluzive/Aktakuza për miliona euro fajde ndaj Shefik Rexhepi dhe Bashkim Osmanit: Biznesmeni Naim Berisha ishte zhytur në 943 mijë euro borxh nga kamatat e fajdes te pronari i “Dona Laberion”

    319 Shpërndaje
    Shpërndaje 128 Tweet 80
  • Ky është Dardan Rama, ‘sekseri’ që ndërmjetësoi mbi 300 mijë euro fajde, pranoi fajësinë me marrëveshje para prokurorit

    234 Shpërndaje
    Shpërndaje 94 Tweet 59
  • Rasti “Fajdeja”/Mbi 500 mijë euro para me fajde: Të akuzuarit Mulolli, Kurda, Sopjani e Haxhiu dënohen vetëm me gjobë, Krasniqi me 8 muaj burgim (Dokument)

    856 Shpërndaje
    Shpërndaje 342 Tweet 214

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë