Presidenti Pahor: Nuk pajtohem me “non-paper”, jam plotësisht kundër ndryshimit të kufijve

Presidenti slloven, Borut Pahor, ka thënë që nuk pajtohet me ndryshimin e kufijve në Ballkan.

Në një konferencë për media, Pahor ka komentuar edhe çështjen e “non-papers”, duke thënë që ka mendim plotësisht të kundërt me ato që janë shkruar aty.

“Me porositë e “non-papers” për ndryshimin e kufijve nuk pajtohem. Qëndrimi im lidhur me këtë është plotësisht i kundërt që të mos bisedohet për alternativa të tilla të ndryshimit të kufijve”.

“Unë dëshiroj t’i bind bashkëbiseduesit në BE dhe Ballkanin që të vazhdohet me procesin e zgjerimit. Kjo është një domosdoshmëri historike”, u shpreh ai.