Presidenti Thaçi: Ja çka biseduam me liderët!

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka folur pas takimit që ka pasur me liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj, atë të Nismës, Fatmir Limaj dhe me atë të AKR-së, Behgjet Pacolli.Ai tha se në këtë takim kanë folur për bisedimet me Serbinë.

Thaçi pret arritjen e një marrëveshjeje me Serbin dhe me njohje reciproke, raporton Gazeta Blic.Ai ka ripërsëritur që nuk do të ketë ndarje të Kosovës.“Nuk do të ketë ndarje të Kosovës. Por, mund të ketë vetëm bashkim të Luginës së Preshevës me Kosovën”, tha ai, raporton Gazeta Blic.

Ai tha se qytetarët do të deklarohen me referendum për marrëveshjen përfundimtare.Ai edhe njëherë ka goditur opozitën.Gazeta Blic më herët ka raportuat nga burime brenda takimit ka marrë vesh se çka saktësisht u bisedua në këtë takim.Sipas burimeve, merret vesh se Hashim Thaçi ka qenë shumë i shqetësuar nga nisma e opozitës për nxjerrjen e një rezolutë të Kuvendit të Kosovës, e cila do t’ia ndalonte presidentin vazhdimin e negociatave.“Thaçi ka qenë shumë i shqetësuar nga nisma e opozitës për seancë të jashtëzakonshme dhe për nxjerrjen e një rezolute që do ta përjashtonte presidentin nga negociatat”, thonë burime të Gazetës Blic.

I pari i vendit, në këtë takim merret vesh i është lutur kryetarit të AAK-së, dhe njëherit kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj dhe liderit të Nismës, Fatmir Limaj që të mos e mbështesin këtë nismë të opozitës.“Thaçi i është lutur dy liderëve që të mos e votojnë nismën e opozitës”, thonë burime të Gazetës Blic.

Në këtë takim, pos Haradinajt e Limajt, tek presidenti ishin edhe zëvendëskryeministri Pacolli dhe Dardan Gashi.Ditë më parë, me nismën e LDK-së janë mbledhur nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ku do të kërkohet që të ndalet Hashim Thaçi, nga vazhdimi i këtyre negociatave, në kundërshtim me autorizimet kushtetuese që ka.