Presidentja Osmani pas fitores së Distrie Krasniqit: Faleminderit për nderin që po na e bëni të gjithëve!

Xhudistja e mirënjohur, Distrie Krasniqi, është shpallur sot kampione e Evropës për herë të parë, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Presidentja e vendit, Vjosa Osamni, pas këtij rekordi ka reaguar përmes një shkrimi në facebook.

Osmani thotë se xhudistet e arta të Kosovës me medalje e shpirt po e ngrisin Republikën e Kosovës lart e më lart.

“Faleminderit për nderin që po na e bëni të gjithëve, për nderin që po i bëni Republikës sonë” shkruan Osmani në facebook.

Postimi i plotë:

Distria e artë!

Sot, Distria Krasniqi, u shpall kampione e Evropës për herë të parë. Xhudistet tona të arta – të arta me medalje e me shpirt, po e ngrisin Republikën tonë lartë e më lartë. S’ka si të jetë ndryshe! Këto arritje të tyre janë reflektim i pastër i punës së palodhshme, angazhimit në një mision me qëllim të qartë, e konsistencë në këtë drejtim.

Ditën e parë të punës si Presidente e fillova pikërisht me Distrian dhe xhudistet tona fantastike. Atë ditë e kuptova edhe njëherë që secila nga këto vajza janë shkëndija në vete e që s’do të ndalen së shndrituri asnjëherë.

Faleminderit për nderin që po na e bëni të gjithëve, për nderin që po i bëni Republikës sonë.
Vetëm përpara e gjithnjë më fitore të reja! 🇽🇰