Presioni e bën të vetën, Qeveria pezullon marrëveshjën për tiketën 5 euroshe

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, njofton se ka marrë vendim që të pezulloj marrëveshjen për tiketa ngjitëse deri në marrjen e vendimit përfundimtar për këtë çështje.

Ai ka thënë se është bazuar në dy dokumente të rëndësishme para se të nënshkruaja marrëveshjen, transmeton “Indeksonline”.

“Vendimin përfundimtar do ta marrim pas rishikimit të funksionimit të sistemeve dhe standardeve të kontrolleve të brendshme të ministries”, ka shkruar ndër të tjera Durmishi.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Kosovës,

Sot kam marrë vendim që të pezulloj marrëveshjen për tiketa ngjitëse deri në marrjen e vendimit përfundimtar për këtë çështje.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes dhe vëmendjes së madhe të opinionit publik kam gjetur dokumente e raporte që janë kontradiktore me njëra tjetrën.

Unë jam bazuar në dy dokumente të rëndësishme para se të nënshkruaja marrëveshjen e ato janë:

raporti i auditorit të brendshëm të ministrisë dhe opinioni i zyrës ligjore të Kryeministrisë i datës 20.01.2020, i harmoniziar me zyret ligjore të MI, MAP dhe MD.

Vendimin përfundimtar do ta marrim pas rishikimit të funksionimit të sistemeve dhe standardeve të kontrolleve të brendshme të ministrisë.