Milazim Krasniqi, profesori dhe babai i ish-kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pasi ky i fundit dha sot dorëheqje nga drejtimi i partisë.
Krasniqi ka publikuar dy fotografi të djalit të tij, dikur kur ishte i vogël dhe një të tashmes.
Përbri, ka shkruar se janë krenar me djalin e tyre.
“Jemi prindër krenar me djalin tonë të dashur, Memlin. Është shembull shembullor, që nga fëmijëria e deri sot”, ka shkruar profesori.













