Prizreni konfirmon pjesëmarrjen në Superligë dhe Ligën Unike

Prizreni ka konfirmuar pjesëmarrjen në Superligën e Kosovës dhe Ligën Unike për edicionin e ri.

“KB Prizreni sot ka konfirmuar drejtuesit e FBK-së dhe Ligës Unike që do jemi pjesëmarrës në dy kompeticione”, thuhet në njoftim, shkruan FrontOnline.

Klubi prizrenas ka bërë të ditur se sot e kanë dorëzuar vendimin për pjesëmarrjen në këto dy gara.

KB Prizreni vjen nga një riorganizim i klubit pas largimit të sponsorit kryesor, Ponte e cila u largua pas përfundimit të edicionit të kaluar.

Prizreni nuk është i vetmi klub kosovar që ka konfirmuar pjesëmarrjen në Ligën Unike.

Ylli është ekipi tjetër që ka njoftuar zyrtarisht pjesëmarrjen.