Propozim martese në koncertin e Rita Orës, ky është reagimi i papritur i saj

Rita Ora është vazhdimisht e angazhuar me koncerte, nga të cilat nuk pushon pothuajse asnjë ditë.

Këngëtarja mbrëmë ka performuar në Skoci, ku as reshjet e mëdha të shiut nuk e ndaluan atë të performonte para fansave të saj, shkruan lajmi.net.

Në rrjete sociale, ajo ka ndarë me ndjekësit disa prej momenteve më kulmore të atij koncerti, e një prej tyre ishte shumë romantik.

……………………………………………………………………………………………………………..
Behuni gati të digjeni, Lori Hoxha sapo publikoi videon me vallëzimin më hot ndonjëherë

……………………………………………………………………………………………………………..

Një çift në mes të skenës janë fejuar, pasi djaloshi i propozoi të dashurës dhe ajo pranoi para gjithë asaj mase.

Rita ishte emocionuar nga ajo skenë, ndërsa në një video që ndau me ndjekësit shkroi “Urime, shumë e lumtur që isha pjesë e kësaj”.