PSD-ja bën publik edhe një post tjetër të rëndësishëm në parti

Partia Socialdemokrate (PSD) ka vazhduar me kompletimin e strukturës së saj. Kjo parti ka vendosur që Shkodran Hoti të jetë zyrtar përgjegjës për komunikim medial.

Kështu ka bërë të ditur përmes një njoftimi për media sekretarja e përgjithshme e partisë, Aida Dërguti.

Hoti ka ushtruar funksionin e zëdhënësit në Lëvizjen Vetëvendosje, nga e cila dha dorëheqje në valën e madhe të largimeve që kishte përfshirë partinë e Albin Kurtit.

————————————————————————————–
Kjo ishte përplasja ‘historike’ mes Hashim Thaçit dhe Albin Kurtit:

————————————————————————————–

PSD gjatë ditës së djeshme ka zgjedhur kryetar të partisë Shpend Ahmetin, si dhe nënkryetar Visar Ymerin.

Ndërsa 83 anëtarë do ti ketë Këshilli Drejtues i Partisë Social Demokrate në të cilën tashmë janë ish anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Dardan Sejdiu ka konfirmuar dje këtë numër për Gazetën Blic.

Ai ka thënë se tani nuk mund ti bëjë publik emrat por që ka thënë së Këshilli do përbëhet nga 83 anëtarë dhe se kryetar i Këshillit me status të Partisë është kryetari i partisë e që i bije Shpend Ahmeti.

“Emrat i publikojmë sonte, do bëhen publik për media, por mund të ju them se janë 83 anëtarë të Këshillit Drejtues, ndërsa sipas statutit kryetar i Këshillit Drejtues është kryetari i Partisë” ka thënë Sejdiu për Gazetën Blic.

Ndërsa Sejdiu ka treguar që kuvendi i PSD ka tashmë 300 delegatë.

“Kuvendi i Subjektit nga sot i ka afër 300 anëtarë” i ka thënë Sejdiu Gazetës.

Ndryshe Partia Socialdemokrate e Kosovës, e që tashmë udhëhiqet nga Shpend Ahmeti, dhe anëtarë të saj janë bërë të gjithë të larguarit nga Lëvizja Vetëvendosjes, pa proces elektoral ka arritur që të korrë suksese të mëdha, e që nuk i kishte arritur për 28 vjet të ekzistencës së saj.

12 deputetë të Kuvendit të Kosovës do të jenë në këtë parti, ani pse në historinë e saj 28 vjeçare, PSD kishte pasur vetëm një përfaqësues në Kuvend, dhe atë për vetëm një mandat.

Komuna e Prishtinës me kryetar Shpend Ahmetin dhe ajo e Kamenicës me  Qëndron Kastatin.

Ahmeti dhe Kastrati, së bashku me 12 deputetët e Kuvendit, Visar Ymeri, Aida Dërguti, Dardan Molliqaj, Dardan Sejdiu, Besa Baftiu, Fisnik Ismaili, Frashër Krasniqi, Driton Çaushi, Sali Salihu, Dukagjin Gorani dhe Shqipe Pantina, kishin arritur në këto poste si kandidatë të Lëvizjes Vetëvendosje./GazetaBlic/

————————————————————————————–
Shikoni si vallëzon çuditshëm Mimoza Kusari në Amerikë
————————————————————————————–