Pse Kuvendit nuk po i gutet për zgjedhje para 3 gushtit

Pas dorëheqjes së Kryeministrit Ramush Haradinaj nga detyra, shteti kështu mbetet pa një kryeministër dhe sigurisht që duhet të shkohet në zgjedhje për Qeverinë e re. Mirëpo tash kur po bëhen gati 2 javë që Haradinaj ka dhënë dorëheqje akoma nuk është marrë asnjë konsulltim apo vendim i partive me Presidentin e vendit për të caktuar datën e zgjedhjeve, dhe kjo po bëhet me shkas.

Kuvendit të Republikës së Kosovës nuk po i gutet të mbledhen të gjithë bashkë për të disktuar për datën e zgjedhjeve, para datës 3 gusht. Por, pse pikërisht 3 gushti?

Me 3 gusht, Qeveria Haradinaj do t’i bëj 2 vjet punë, dhe me këtë kohë mandat qeverisës deputetëve u llogaritet mandat i plotë, dhe përveç pagave të tyre marrin benificione shtesë, ku shteti iu siguron pensione të majme, që u vie i njëjtë si me mandatin e plotë 4 vjeçar.

Sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, nëse Qeveria arrin mandat dy vjeçar atëherë deputetët marrin pesnione të veçanta njësoj si mandati i plotë katër vjeçar, që në Kosovë akoma s’ka ndodhur një gjë e tillë.

Deputetët me një mandat të marrin 30 përqind të pagës si pension, atyre me dy mandate u rritet me 5 përqind, ndersa 40 përqind e pagës si pension u takon deputeteve me 3 mandate.

Deputeti, pas përfundimit të mandatit, ka të drejtë për pension suplementar, nëse detyrën e deputetit e ka ushtruar së paku një mandat dhe e ka mbushur moshën pesëdhjetepesë (55) vjeç.

Deputeti që i plotëson kushtet e caktuara me paragrafin 1 të këtij neni, e realizon pensionin suplementar në lartësi prej pesëdhjetë perqind (50 %) të pagës bazë të deputetit. Deputeti që ka shërbyer në dy (2) mandate në kushtet e përcaktuara nga paragrafi 1 i këtij neni e realizon pensionin suplementar në vlerë prej gjashtëdhjetë perqind (60 %) të pagës bazë dhe ai që ka shërbyer në tri (3) e më shumë mandate në lartësi prej shtatëdhjetë perqind (70 %) të pagës bazë.

Edhe pse shumica mund të kenë menduar se Qeveria Haradinaj nuk ka qenë e duhur dhe nuk e ka merituar mandatin qeverisës, deputetët nuk janë shprehur të gatshëm për ta rrëzuar para datës 3 gusht, pikërisht kur bëhet dy vjet nga qeverisja, pastaj lehtë mund të thirren secili për rrëzimin e Qeverisë dhe të kenë benificionet e një mandati të plotë./gazetametro.net