Pse PSD i la jashtë funksioneve të partisë Ismailin, Topallin e Pantinën?

Këshilli Drejtues i Partisë Socialdemokrate dje ka njoftuar se ka zgjedhur kryesinë e re.

Mirëpo pjesë e listës së emrave të kryesisë që PSD-ja ka bërë publike nuk janë parë të jenë deputetët e kësaj partie Fisnik Ismaili, Faton Topalli e Shqipe Pantina.

Lajmi.net ka provuar të kontaktojë me Ismailin, Pantinën e Topallin për t’i pyetur se pse nuk janë përfshirë në asnjë pozitë nga partia, mirëpo kontakti me ta ka qenë i pamundur.

Megjithëkëtë burimet e lajmi.net brenda PDS-së thonë se Ismaili, Pantina e Topalli nuk i kanë marrë vota të mjaftueshme për tu përfshirë në kryesi.

“Procesi ka shkuar përmes zgjedhjeve edhe ka pas të drejt të kandidoi çdonjëri dhe me u votu çdonjëri”, ka thënë burimi në fjalë.

Ndryshe, Ismaili nuk kishte funksion as brenda Lëvizjes Vetëvendosje kur ishte pjesë e saj, në VV ai ishte vetëm anëtar i Këshillit të Përgjithshëm. Ndërsa, Topalli e Pantina ishin anëtar të kryesisë brenda Lëvizjes Vetëvendosje.

Më 9 maj të këtij viti Kuvendi i Jashtëzakonshëm i Partisë Socialdemokrate ka zgjedhur me shumicë votash kryetarin e saj Shpend Ahmetin. Nënkryetar është zgjedhur Visar Ymeri, ndërsa sekretare e përgjithshme Aida Dërguti.

Dje (e enjte) në kryesinë e PSD-së janë zgjedhur edhe ish-kryetarët e partisë në të kaluarën, Bajram Kelmendi dhe Kaqusha Jashari.

Këta janë anëtarët e zgjedhur të kryesisë së PSD-së:

Adonis Tahiri

Aida Dërguti

Agon Baraku

Albulena Smakaj

Alisa Hasani

Bajram Kelmendi

Belgzim Kamberi

Besa Baftiu

Dardan Molliqaj

Dardan Sejdiu

Donika Çapriqi

Driton Çaushi

Frashër Krasniqi

Gurjeta Zeka

Kaqusha Jashari

Nol Nushi

Shpend Ahmeti

Teutë Rrusta

Vala Peshku

Visar Ymeri

Zgjim Hyseni

Dy nënkryetarët e zgjedhur:

Dukagjin Gorani

Qëndron Kastrati.