Publikohen fotografi të çiftit kosovarë që humbën jetën në aksident në Gjermani

Një çift nga Malisheva kanë gjetur vdekjen në një aksident rrugor në Gjermani.

Labinot dhe Elmedina Kastrati janë larguar nga kjo jetë në një moshë fare të re.

Elmedina ishte vetëm 24 vjeç dhe kishte një vit që ishte martuar me Labinotin. Lajmi është bërë i ditur nga vetë familjarët e tyre në rrjetet sociale.

“Ju njoftojm të gjith miqet dhe shoket, në një aksident tragjik në Gjermani humbëm më të dashurit e familjes tonë Labinot Kastrati dhe bashkshortja e tij Elmedina Kastrati 24 vjeq,  ishte njoftimi i njërit prej familjarëve të çiftit të ri.