Publikoi foto me Malumën! Ndjekësit e nxjerrin zbuluar Kejvinën, i përplasin në fytyrë mashtrimin

Modelja e njohur, Kejvina Kthella është një ndër emrat më të përfolur në mediat rozë ditët e fundit për shkak se ajo u mor në pyetje në lidhje me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja. Pasi emri i Kthellës doli në mesazhet që ka shkëmbyer me Redian Rrajën, nipin e deputetit të PS-së, i cili është i vetmi i arrestuar për ngjarjen në fjalë ku mbetën të plagosur tre persona.

Ndërkohë në fotot e publikuara nga vet modelja gjatë korrikut të këtij viti ku Kejvina ka pozuar sëbashku me yllin e muzikës, Maluma, vihen re disa komente negative që nxjerrin zbuluar modelen. Sipas komentuesit vazja në foton Malumën nuk është Kejvina.

“Nuk je ti në foto! Këto foto e ka vajza në faqen e saj dhe është portugeze. Turp që merr foto prej tjerëve! Dhe tallesh me ne.”-shkruan komentuesi. 1 / 3

Foto nga Instagrami i Kejvines

Ndërsa një tjetër komentues i shkruan: Më i mirë në këte foto eshtë Maluma , dashuria e jetës time . Të urrej Kejvina sepse nuk je ti ajo aty dhe dëshiron të marrësh famë nëpërmjet figurës së Malumas. Turppp.