Putin lavdëron “autoritetin e madh” të Erdoganit

Presidenti rus Vladimir Putin ka uruar presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdogan për rizgjedhjen e tij në krye të vendit, duke thënë se rezultati ka vënë në pah autoritetin e madh politik të Erdoganit dhe përkrahjen popullore për të.

“Rezultatet e votimit tregojmë për mbështetje të plotë për autoritetin e Erdogan-it, mbështetjen e popullit për të për masat e marra nën lidershipin e tij për zgjidhjen e çështjeve ekonomike dhe sociale që fuqizuan pozitën e vendit në arenën ndërkombëtare”, ka thënë Putin.

Erdogan që ka drejtuar vendin në dekadën e fundit, ka fituar edhe një mandat pesë vjeçar, me fuqi më të mëdha, përderisa opozita ka ngritur disa pikëpyetje në lidhje me mbikëqyrjen e vendvotimeve.

Marrëdhënia Ankara-Moskë ishte testuar nga kriza e fund vitit 2015, kur Turqia rrëzoi një aeroplan ushtarak rus në Siri. Një konfornim që prej asaj kohe të dy palët janë munduar që ta lënë prapa shpinës.